![](https://static.wixstatic.com/media/c53c1b_9392cb68be8042b6a2cea7df03ae779a~mv2.webp/v1/fill/w_640,h_443,al_c,q_80,enc_auto/c53c1b_9392cb68be8042b6a2cea7df03ae779a~mv2.webp)
Paraditen e sotme në pikën e grumbullimit të skrapit të kompanisë turke Kurum International sha janë gjetur disa predha luftarake të pashpërthyera,Fatmirësisht nuk ka patur incidente me punonjësit e skrapit gjatë procesit të punës që kryhet nga ana e tyre në pikën e grumbullimit.
Predhat janë pikasur rastësisht nga punëtorët gjatë punës, të cilët kanë njoftuar menjëherë strukturat shtetërore. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe emergjencave civile.
Ende nuk ka të dhëna për numrin e predhave luftarake të gjetura në pikën e skrapit në ish-Metalurgjikun e Elbasanit, ndërsa po procedohet për demontimin e tyre nga xhenierët dhe po hetohet për të zbuluar burimin se nga ardhën aty.
Prania e municioneve dhe predhave në pikat e skrapit është rrezik potencial për jetën e punëtorëve dhe jo të pakta kanë qenë rastet e incidenteve me pasoja për jetën e tyre.