top of page

Gjendet i pajetë 55-vjeçari, dyshimet e para (Emri)

Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga të afërmit e tij në afërsi me kasollen e bagëtive.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Valë të Skraparit. Nga të dhënat e para dyshohet se 55-vjeçari i identifikuar si Veri Zaimi është vetëvarur në një pemë ulliri.

Dyshohet se 55-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Trupi i pajetë i viktimës është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat.


bottom of page