top of page

Gjendet i vdekur në banesë 52-vjeçari në Vaun e Dejës


Një 52-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Vaun e Dejës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun.


Njoftimi i Policisë


Më datë 21.03.2023, rreth orës 12:05, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, në banesë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur shtetasi V. B., 52 vjeç.


Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.



bottom of page