SKRAPAR- Një 49-vjeçar francez është gjetur pa shenja jete, mbrëmjen e kësaj të marte. Mësohet se bëhet fjalë për C.F, 49 vjeç, i cili kishte disa ditë që ishte akomoduar në një bujtinë në fshatin Gjerbës, Skrapar. Trupi i pajetë është gjetur rreth orës 19:30 nga pronari i bujtinës, me inicialet M.L.
Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së 49-vjeçarit.