top of page

Gjendet trupi i dekompozuar i një personi në Tiranë

  • Writer: Infrared Infrared
    Infrared Infrared
  • May 10, 2023
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë raportohet në Tiranë. Trupi i një personi është gjetur i dekompozuar pranë Urës së Tabakëve.

Personi që i është gjetur trupi i dekompozuar ende nuk është identifikuar. Dyshohet se mund të jetë një endacak.

Trupi i pajetë u gjet i hedhur në disa shkurre. Po punohet për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 10.05.2023, rreth orës 11:55, afër Urës së Tabakëve, në një grumbull shkurresh, është gjetur i dekompozuar trupi i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë endacak.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftuan uniformat blu.

 
 
 

Comments


bottom of page