Është proceduar dhe arrestuar më parë për mashtrim të shumfishtë dhe falsifikim dokumentesh, por vijon avazin.
Bëhet fjalë për Gjin Makun, kryetar i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, i cili lëshon vërtetime hasmërie false për azil, në këmbim të tarifave që ka vendosur.
Pas arrestimit vite më parë dhe mbylljes së dosjes, Gjin Marku ka kamufluar aktivitetin e tij kriminal, duke krijuar një rreth sekserësh, përmes të cilëve gjen klientë, të cilët kërkojnë vërtetime sikur janë në hasmëri.
Këto dukumente false i paraqesin në zyrat përkatëse të aziliy në vendet perëndimore, me qëllim për të përfituar azil në mënyrë të paligjshme, bazuar në rrethana dhe situata të rreme.
Vula e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, i cili njihet ndërkombëtarisht, përdoret masivisht për të prodhuar dokumente false për azil.
Gjin Marku lëshon vërtetim sikur je në hasmëri kundrejt pagesës 1 mijë euro për azil në Evropë, si dhe 1.5 mijë euro për azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prapaskena ka siguruar disa materiale audio, video dhe komunikime që tregojnë aktivitetin kriminal të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar.