top of page

Gjykata e Apelit merr vendimin e parë për vulën e PD-së

Vijon në gjykatën e Apelit gjyqi për vulën e PD-së.

Pak minuta më parë gjykata u tërhoq për të vendosur për kërkesën e grupit të Sali Berishës që grupi i Alibeajt të mos pranohet si palë në proces. Gjykata u tërhoq, por nuk mori vendim.

Trupi gjykues i gjykatës së Apelit vendosi të mos shprehet në lidhje me kërkesën e përfaqësuesit të PD, Ivi Kaso për legjitimin e ankimimit të grupit Alibeaj.

Gjykata vendosi të mos shprehet tani për kërkesat e palëve, por në fund. Tashmë vazhdon gjykimi me të dyja palët.



bottom of page