
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin.
Gjykata e Hagës e akzuon Putin për krime lufte, duke përfshirë edhe deportimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi.
Gjykata thotë se krimet janë kryer në Ukrainë, prej datës 24 shkurt të 2022, kur edhe nisi pushtimi rus i Ukrainës.
Sakaq, Moska vazhdimisht i ka mohuar akuzat.
Në përditësim…