top of page

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO për ish-anëtarin e KPA-së


Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO-së për ish anëtarin e organeve të vettingut, Luan Daci.

Ish-anëtari i KPA-së u dënua me 6 muaj burg, dënim i cili u konvertua në 1 vit shërbim prove.


Megjithëse Gjykata Kushtetuese e riktheu për rishqyrtim rekursin e tij, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila e dënoi me 6 muaj burg të konvertuar në 1 vit shërbim prove.

Daci u akuzua nga SPAK dhe u shpall fajtor për akuzën e falsifikimit të dokumenteve pasi kishte fshehur gjatë zgjedhjeve në organet e vettingut, shkarkimin nga detyra në vitin 2007 nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë.








bottom of page