top of page

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut Mbron të Drejtën e Pacientit për të vendosur, vendimi njëzëri në çështjen Pindo Mulla kundër Spanjës


Të martën, më 17 shtator 2024, Dhoma e Madhe e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut vendosi njëzëri se të drejtat e një Dëshmitareje të Jehovait në Spanjë u shkelën kur një gjykatës lëshoi një urdhër ku autorizonte mjekët të administronin transfuzionin e gjakut kundër vullnetit të saj. Ky precedent i rëndësishëm ndihmon në mbrojtjen e të drejtës së të gjithë pacientëve për vendosur.

Të 17 Gjyqtarët e Dhomës së Madhe ranë dakord se «pacienti i rritur dhe i aftë t’i kuptojë plotësisht rreziqet, ka të drejtën të refuzojë» kujdesin mjekësor të padëshiruar, duke pohuar se «është një parim themelor në fushën e kujdesit shëndetësor që e drejta e pacientit për të dhënë ose për të refuzuar pëlqimin për trajtim duhet të respektohet.»

«Vendimi është një fitore për çdo individ që vlerëson të drejtën për të marrë vendime personale për kujdesin shëndetësor. Ai dërgon një mesazh të qartë se e drejta e pacientit për të vendosur është një e drejtë themelore që duhet të respektohet,» tha Kristian Di Blazio, Zëdhënës për Dëshmitarët e Jehovait në Evropë.

Në qershor 2018, Rosa Edelmira Pindo Mulla, një banore e Soria, Spanjë, u shtrua në një spital në Madrid për embolizimin e arterieve të mitrës, një procedurë minimale invazive për të trajtuar gjakderdhjen e shkaktuar nga fibroidet e mitrës.

 

Në bazë të bindjeve të zonjës Pindo Mulla si një Dëshmitare e Jehovait refuzon transfuzionin e gjakut bazuar në urdhrin biblik te Veprat 15:28, 29 që thotë «rrini larg nga gjaku.» Para procedurës, ajo informoi stafin mjekësor, si me gojë ashtu edhe me shkrim, se refuzonte përdorimin e transfuzioneve të gjakut në trajtimin e saj dhe kërkoi trajtim mjekësor pa transfuzion gjaku. Këto udhëzime u regjistruan në kartelën e saj mjekësore. Pavarësisht udhëzimeve të saj të qarta, një gjykatës Spanjoll lëshoi një urdhër që autorizonte mjekët të impononin trajtimin që ajo kishte refuzuar në mënyrë kategorike.

 

David Baidezi, Zëdhënës për Dëshmitarët e Jehovait në Spanjë tha: «Dëshmitarët e Jehovait e vlerësojnë jetën si një dhuratë nga Perëndia. Ata përpiqen të gjejnë trajtimin më të mirë të mundshëm mjekësor dhe janë të gatshëm të bashkëpunojnë me profesionistë në fushën e mjekësisë për të gjetur alternativa të sigurta dhe të efektshme, në vend të transfuzionit të gjakut. Ne jemi mirënjohës për shumë profesionistë mjekësorë në Spanjë që kanë një histori të gjatë të respektimit të vendimeve të Dëshmitarëve të Jehovait dhe të ofrimit të kujdesit shëndetësor cilësor.»

 

Departamenti i Informacionit për Publikun. Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri.


bottom of page