top of page

Goditi me mjet prerës një të moshuar, procedohet 63-vjeçari në Vlorë

Një 72-vjeçar është plagosur me një mjet prerës gjatë një konflikti me një 63-vjeçar në Vlorë.

Policia bën me dije se i lënduari, shtetasi me iniciale P.Gj., 72 vjeç, ndodhet jashtë rrezikuar për jetën, ndërsa autori, shtetasi me iniciale R.L., është proceduar në gjendje të lirë.

Njoftimi i Policisë Vlorë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Ksamil, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës duke thyer masë e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe proceduan në gjëndje të lirë shtetasin R. L., 63 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës, shtetasin P. Gj., 72 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


bottom of page