Policia në Dimal bën me dije se grabitësit kanë hyrë në banesën e shtetasit P.Xh, 64 vjeç dhe kanë marrë aty një shumë prej 150 mijë lekë të reja.
Po ashtu, hajdutët kanë marrë edhe telefonat e të zotëve të shtëpisë. Po punohet për kapjen e autorëve.
“Gjatë natës, në fshatin Goriçan, Dimal, dyshohet se shtetas ende të paidentifikuar, të cilët kishin siguruar çelësin e derës së banesës së shtetasit P. Xh., 64 vjeç, kanë hyrë në këtë banesë, duke hapur derën me çelës, dhe kanë marrë rreth 150 000 lekë të rinj, telefonat e të zotëve të banesës dhe janë larguar.
Menjëherë pas njoftimit për këtë rast, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, me qëllim kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale”, njofton policia.