Autoriteti i Kontrollit të Ushqimeve ka marrë mostrat e ushqimit nga anija me të cilën shkuan në Sazan të rinjtë polakë që përfunduan mbrëmë në spitalin e Vlorës me shenja helmimi.
Sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv të rinjtë kanë konsumuar ushqim në anije.
Sipas burimeve AKU ka gjobitur anijen “Black Pearl” me vlerën e 600 mijë lekëve për mungesë të kushteve higjieno sanitare.
Mësohet se shumica e të rinjve që u paraqitën dje në spital shumica është larguar me të marrë ndihmën mjekësore por u është kërkuar të qëndrojnë në Vlorë derisa të kalojë rreziku dhe të mos nisen drejt Shkodrës.