Ledio Braho, do të jetë relatori për ankimimin e grupi të Sali Berishës. Pak më parë në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u hodh shorti për të përcaktuar relatorin për ankimimin e bërë nga grupi i Sali Berishës.
Berisha ankimoi në KAS vendimin e kryekomisionerit të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili nuk e legjitimoi në krye të PD-së
Përpos vendimit të Gjykatës, Berisha kërkon nga KAS që t’a njohë atë si kryetar të Partisë Demokratike dhe të futet me PD në zgjedhje. Kujtojmë që edhe PD me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj nuk ka arritur të regjistrohet në zgjedhje pasi kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi argumentoi vendimin e tij duke thënë se Lulzim Basha rezulton kryetar i Partisë Demokratike sipas regjistrit për partitë politike në gjykatë, ndaj dhe angazhimi solemn nuk mund të nënshkruhet nga Enkelejd Alibeaj.
Ankimimi i Berishës