Alb Petrol, shoqëria shtetërore e naftës në Shqipëri është përfshirë se fundmi në skandale të njëpasnjëshme, por këtë situate aspak normale të këtij institucioni në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e ka bërë publike edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili në raportin përfundimtar për auditimin e ushtruar në këtë subjekt, konstatoi disa shkelje ligjore.
Sipas auditimit të KLSH-së, bordi i Alb Petrol ka shpërblyer në mënyrë të padrejtë anëtarët e tij në kushtet e konfliktit të mundshëm të interesit. Ata kanë përfituar nga 1 pagë mujore prej 2 milion e 200 mijë lekësh, të njëvleftshme me pagën e Administratorit të Albpetrol.
Bëhet fjalë për:
-Evis Berberi
-Evis Mamaj
-Laureta Omeri
-Ilia Gjermani
Gjithashtu, në listë është përfshirë edhe sekretarja e këtij bordi, e cila është shpërblyer me të njëjtën shumë si 4 anëtarët e këshillit mbikëqyrës.
Me një shifër totale prej 11 305 000 mije lekë të vjetra, të cilat janë ndarë proporcionalisht tek të pestë.
Sipas KLSH-së, kjo vlerë konsiderohet si dëm ekonomik për buxhetin e Albpetrol, shkaktuar nga punonjësit e sipërcituar dhe për këtë arsye Administratori i kësaj shoqërie duhet të marri masat për të ndjekur të gjitha rrugët administrative e ligjore për arkëtimin e kësaj vlere nga anëtarët e Këshillit Mbikqyrës.
Nje tjeter abuzim i konstatuar nga KLSH, ka te beje me konsumimin e karburantit nga Këshilli Mbikëqyrës pa dokumentacion justifikues ligjor në vlerën mbi 33 mln lekë te vjetra, duke mos përcaktuar arsyen e dhënies së sasisë së karburantit dhe duke mos e justifikuar konsumimin e tij nga ana e Këshillit.
Gjithashtu nuk është konstatuar të jenë kryer mbledhje në selinë e Shoqërisë Albpetrol, por të gjitha mbledhjet ku Këshilli ka marrë vendime për shoqërinë janë mbajtur në Tiranë.
Pra, anëtaret e Këshillit Mbikëqyrës janë rimbursuar me karburant për udhëtime, kryesisht drejt Patosit, për mbledhjet e bordit qe i kane zhvilluar gjithmonë ne Tirane. Thënë shkurt, abuzim i pastër.
Për këtë KLSH rekomandon qe te merren masat duke ndjekur të gjitha rrugët administrative e ligjore për arkëtimin e kësaj shume nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës.
Nëse do të bëjmë një llogaritje, shpërblimet dhe përfitimi i karburantit kapin vlerën mbi 44 mln lekë. Por nuk mbaron me kaq! Kemi akoma!
Referuar situatës së pandemisë COVID-19, në 2020-ten, drejtimi uli me 60% pagën bazë të punonjësve të administratës. Për fat të keq, për ca punonjës paga u ul nën nivelin minimal ligjor 26 mije lekë që ishte në atë vit.
Si pasojë, KLSH kishte lënë rekomandim që Këshilli Mbikëqyrës i Shoqërisë, të kompensonte pagat e reduktuara, por deri më 30.06.2022 rekomandimi nuk është realizuar.
Po kush janë këta katër mjeshtra te cilët pavarësisht konstatimeve te KLSH, nuk kane aspak ne mend te kthejnë ne arkën e shtetit shumat e përfituara padrejtësisht?
E para është zonja Evis Mamaj, e cila mban postin e drejtoreshës se financave ne Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Zonja Mamaj e refuzon kategorikisht faktin që i ka dhënë shpërblim vetes.
Po zoti Evis Berberi, drejtori i Autoritetit rrugor Shqiptar çfarë përgjigje do të japi?
‘Nuk i kam dhënë vetes shpërblim. Nuk e mbaj mend mirë, prandaj duhet të lexoj raportin dhe të kthej përgjigje.’
E treta për nga radha, por jo me pak e rëndësishme Laureta Omeri, drejtoresha e Albkontrolit, e cila si një mjeshtre e vërtete e kamuflimit, ka arritur t’i shmanget me sukses çdo tentative tonën për t’u përballur me te. Sidoqoftë shmangia qe na beri, nuk ia heq barrën e përgjegjësisë për shpërblimin qe i ka dhëne vetes, dhe gjithashtu abuzimin qe sipas KLSH ka bere me karburantin.
Dhe i fundit është ai, kryetari i Bordit, zoti Ilia Gjermani, drejtor hidrokarburesh ne Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, te cilin për fat te mire e gjetëm ne zyre.
‘ Shpërblimin na e ka dhënë administratori. Nuk kam marrë naftë, por karburant.’
Këtu zoti Gjermani sapo ka konfirmuar se e meriton plotësisht postin e drejtorit te hidrokarbureve. Termat nuk duhen ngatërruar asnjëherë. Nuk mund t’i thuhet karburantit nafte.
Zoti Gjermani nuk na dha asnjë shprese se ai dhe anëtaret e tjerë te Këshillit Mbikëqyrës te Albpetrol, do t’i kthejnë mbrapsht paratë e përfituara nga vetëshpërblimi dhe karburanti.
Këta ishin katër klasiket e bordit te Albpetrolit, te cilët për punën e tyre heroike, kane përfituar plot 44 milion leke te vjetra nga xhepat e shqiptareve.