top of page

Hoxha: Plehrat pushtojnë Vorën, 2.3 mil euro vidhen për pastrim

  • Writer: Infrared Infrared
    Infrared Infrared
  • Apr 22, 2023
  • 1 min read

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka akuzuar kryebashkiakun e këtij qyteti se ka tenderuar 2.3 milionë euro për pastrimin e vendit, ndërkohë që problematikat me mbetjet vazhdojnë.


Në një postim në Facebook, ku postoi foto të mbeturinave që kanë “pushtuar” rrugët, ai u shpreh se “do anulojë procedurën e pastrimit dhe do dërgoj para drejtësisë autorët, për këtë vjedhje nga xhepat e qytetarëve të Vorës”.


“Problematikat me mbetjet në Bashkinë Vorë, ndërkohë që bashkia ka tenderuar 2.3 milionë euro për pastrimin e qytetit.


Do anuloj procedurën e pastrimit dhe do dërgoj para drejtësisë autorët, për këtë vjedhje nga xhepat e qytetarëve të Vorës”, shkruan ai krahas fotos.



Hozzászólások


bottom of page