top of page

Hoxha zbulon epiqendrat e hashashit, kokainës dhe ekstazit në Tiranë


Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar zonat e kryeqytetit ku konsumohet drogë, duke i ndarë me llojin që “preferojnë” më së shumti për t’u furnizuar nga grupet kriminale. Në fjalën e saj gjatë emisionit “TopStory”, Anila Hoxha liston zonat e Tiranës ku pihet hashash, kokainë apo heroinë.


“Jemi duke folur për 21 dhjetorin, ish-Parku i autobusëve ku konsumohet heroinë, Lapraka… Zonë hashashi ka në Kombinat, në qytetin e nxënësve në afërsi të universitetit. Zonë kokainë janë edhe lokalet e natës, por nuk janë prekur nga Policia,”-tha ajo.

Dje, 24 persona, mes tyre 3 vajza prej shumë kohësh shpërndanin drogëra të të gjitha llojeve në kryeqytet. Tregun e shitjes ata e kishin siguruar pranë lokaleve të natës dhe shkollave të ndryshme në Tiranë dhe Kamëz. Dy grupet shpërndanin lëndë narkotike në zona si Ali Demi, rruga Bardhyl, Oxhaku, zona e Bllokut dhe shkolla Petro Nini, Stacioni i Trenit, ish-Parku, Lapraka etj.


bottom of page