Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin e ministres Elisa Spiropalit për 10 ditë nga Kuvendi.
10 deputetë kanë firmosur kërkesën me argumentin se ka përdorur gjuhë fyese ndaj Edmond Spahos në seancën plenare të ditës së djeshme.
Me ironi, Spiropali kërkoi 1 minutë heshtje për deputetin, që sipas saj ka qenë i palodhur në sallë duke krijuar zhurmë.
‘Së pari një 1 minutë heshtje për Edmond Spahon, që ra në fushë betejën, respekt për veprën e tij, i palodhur, dhe keqardhje që tradhëgimia e tij e bilbilfryerjes.
Ai ishte padiskutim më i guximshëm dhe me më shumë vlerë sesa ju së bashku.
Do jetë gjithmonë në zemrat tona, kur do ta kemi sërish këtu bashku me ju për revolcionin e radhës.
Qetësohu Albana, se jeni gjallë, jeni në jetë jeni në dritë të vërtetë.’, tha Spiropali.