top of page

I erdhën në ndihmë Turqisë pas tërmetit tragjik, kthehet në Tiranë ekipi shqiptar i kërkimit


Ekipi shqiptar i kërkim-shpëtimit që i erdhi në ndihmë Turqisë pas tërmetit tragjik, është kthyer në Shqipëri pas përfundimit të misionit të tyre.


Lajmi është konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili ka publikuar dhe videon e kthimit të ekipeve të djemve dhe vajzave nga Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe ekipet shëndetësore që kontribuuan përgjatë 11 ditëve në operacionet e kërkim-shpëtimit.


“Krenari dhe mirënjohje pafund për 3 ekipet e vajzave dhe djemve nga Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe ekipet shëndetësore që kontribuuan përgjatë 11 ditëve në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e shkatërruara nga dy tërmetet e fuqishme në Turqi.Ata u nisën për t’u kthyer në Atdhe, duke marrë me vete edhe respektin e popullit turk, që njëherësh është vlerësim për Shqipërinë tonë. Të gatshëm dhe solidarë sa herë të jetë nevoja për kontributin tonë”, shkruan Peleshi.


bottom of page