top of page

“I përfshirë në raste të mëdha korrupsioni”/ Nga përgjimet e “Dosjes 339” te shpallja non-grata


SPAK ka lëshuar arrest me burg ditën e sotme për ish-kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Sipas informacioneve të dhëna nga Klodiana Lala për BalkanËeb, Dako akuzohet për korrupsion, lidhur me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit, i cili u dëmtua gjatë tërmetit.


Kujtojmë se në 30 korrik 2019 Departamenti i Shtetit vendosi -ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në listën e personave që u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen.


Në njoftim theksohej se arsyeja e kësaj mase është përfshirja e tij në raste të mëdha korrupsioni.


Sipas ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste të mëdha korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë, i ndalohet hyrja në Amerikë.


Po ashtu Dako në vitin 2017 u përfshi në dosjen “e famshme”, “Dosja 339”, me përgjimet për dyshime për shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit atij viti.

bottom of page