top of page

I quan banorët pa nivel, Bledi Mane: Luizi këndonte këngët, por nuk dinte përkthimin e tekstit


I ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Bledi Mane i ka konsideruar banorët e Big Brother pa nivel. Sipas tij ai ka një IQ më të lartë se banorët e tjerë e kjo për shkak se është më i lexuar dhe më i shëtitur. Luizin e akuzon se këngët që ai këndon në gjuhë të huaja nuk ia di as përkthimin e tekstit.


Bledi Mane: Unë nuk dua të mburrem po më fal që po e them, unë brenda shtëpisë jo se isha më i gjati i asaj shtëpie, po unë sinqerisht nuk e krahasoj veten mendërisht me asnjë prej tyre, flas nga niveli i IQ, nuk jam më i miri, por jeta më ka bërë të jem më i lexuar, më i shëtitur, më i bredhur, më i vuajtur, më i argëtuar. Pra duke qenë në raport të tillë me ta, unë i shikoja nga lart sepse ishte shumë e lehtë për të dalluar, në fjalorin e tyre nuk kishte një ilustrim.

Madje Mane i konsideron banorët si studentët e një shkolle private, ku japin lekët dhe në fund marrin diplomën.


Bledi Mane: Unë pashë Oltën aktore që nuk përmendi kurrë rolet e saj, një emër dramaturgu ose një film. Edhe Luizi këndonte një këngë në anglisht ose gjuhë tjetër, por jam i sigurt që nuk dinte përkthimin e tekstit e kaq ose kush e kishte shkuar ose kush e kishte kompozuar.



bottom of page