top of page

I shpëtoi dy atentateve/ Inez Hajrulla ikën nga duart e Policisë së Vlorës


Një aksion blic i Policisë së Vlorës, FNSH dhe forcave 'Shqiponja', i nisur që prej mbrëmjes së djeshme dhe i përfunduar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka sjellë arrestimin e Denis Karafilit si dhe shpalljen në kërkim të Inez Hajrullës, OIsi Koçelit, Erand Hoxhës dhe Klaus Islamajt.


"Në lagjen “Pavarësia”, shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti tip “Toyota”, pasi kishin dyshime se me të qarkullonin shtetas me precedent kriminal që mund të mbanin sende të kundërligjshme. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi me automjet, bashkë me pasagjerët, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.


Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të automjetit tip “Toyota”, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve që qarkullonin me këtë automjet. Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i këtyre shtetasve dhe me miratim të organit të procedurës u ushtruan kontrolle intensive, në ambiente të ndryshme dhe në banesat e tyre, me qëllim kapjen e këtyre shtetasve dhe sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, nisur dhe nga informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi kriminal dhe mund të fshihnin sende të kundërligjshme në banesat e tyre.     





bottom of page