top of page

“I thithi liqeni”! Banorët: Jemi shokuar! Babai që vdiq me dy djemtë punonte në dasma

  • Writer: Infrared Infrared
    Infrared Infrared
  • Jul 22, 2023
  • 1 min read

“Është një gjë shumë e rëndë. Jemi të shokuar”. Banorët e fshatit Cingar i Poshtëm në Gramsh janë të tronditur për humbjen e katër bashkëfshatarëve të tyre në mënyrë tragjike pasditen e djeshme, që u mbytë në liqen.


“Liqeni nuk është për t’u larë, por është për të kapur ndonjë peshk. Atje ku ndodhi fatkeqësia ka gropa të mëdha. Unë jam i shokuar. E kam njohur si person, punonte kameraman në dasma dhe gosti. Jam i shokuar.


Mbase ka qenë një person që nuk ka ditur not dhe e ka thithur, janë futur mbase për të ndihmuar njëri tjetrin” tha njëri nga banorët.

Një tjetër, tha se ka pasur edhe raste të tjera në të kaluarën. “Ka pasur edhe raste të tjera. Na ka prekur të gjithëve, jashtë mase. Imagjino, i ati me dy fëmijët”.


Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij Rubens Zogu 19 vjeç dhe Esti Zogu 14 vjeç bashkë me nipin, Melis Zogu, 20 vjeç u mbytën të premten në liqenin e Banjës.

Comments


bottom of page