
Dan Hutra që masakroi tre gra dy ditë më parë duke i lënë të vdekura në vend dhe plagosi tre të tjera, nuk ka qenë agresiv më policinë.
Përkundrazi, pa asnjë rezistencë, kur i vunë prangat, u kërkoi ta linin të vriste dhe një person tjetër.
Tetë orë nga masakra, ai u kap në kodrën e Vaqarrit, sipër shtëpisë së tij të vjetër, atje ku vrau gruan e parë në 2007.
“Më lini të vras dhe një e do ta mbyll”, u tha policëve. Ai ka treguar një moment që është shkëmbyer me policinë rrugës.
“Pas vrasjeve mora makinën dhe u largova drejt Sharrës dhe rrugës jam ndeshur me disa patrulla policie të cilat shkonin drejt vendngjarjeve.
Kur arrita në Kodër po prisja ardhjen e objektivit tjetër. Pas kryerjes së vrasjes së 4 unë do dorëzohesha vetë dhe do shkoja në burg.
Po të doja i vrisja edhe efektivët, po nuk e bëra” tha ai.