top of page

I zhdukur prej 4 ditësh, gjendet i pajetë 20-vjeçari (Dyshimet)

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e kësaj të enjte në liqenin e Paskuqanit.

Nga raportimet mësohet se viktima është 20-vjeçari Servet Bokcia, i cili u gjet pa shenja jete. Dyshohet se i riu është vetëmbytur në liqen.

Nga raportimet mësohet se viktima kishte katër ditë që ishte shpallur i zhdukur nga policia pas denoncimit të familjarëve.

Njoftimi nga Policia

Një i ri është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune te diga e liqenit të Paskuqanit, dyshohet i vetëmbytur.

Policia bën me dije se i riu, me iniciale, S. B., 20 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 5, pas kallëzimit të bërë nga familjarët, për largimin e tij nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa ,materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Comments


bottom of page