Është identifikuar e moshuara që humbi jetën tragjikisht këtë të martë në kishën e Shën Ndout në Laç.
Gjela Biba, 75 vjeçe, banore në fshatin Ungrej kishte shkuar sot për të ndezur qiri në shpellën tip guve, kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia.
Ajo pësoi dëmtime fatale në trup dhe në kokë.
U deshën disa orë që viktima të identifikohej, pasi nuk iu gjetën mjete identifikimi dhe kishte shkuar vetëm në vendin e shenjtë.