top of page

Igli Cara: Po ndodh grabitja më e madhe, po shkulin Portin e Durrësit/ Vërshojnë thirrjet Rama ik!


Igli Cara, kandidati i opozitës për bashkinë e Durrësit, nënvizoi sot në fjalimin e tij gjatë prezantimit zyrtar si kandidat grabitjen më të madhe që Qeveria Rama po i bën Durrësit. Ky moment u prit me thirrje të forta “Rama ik” nga mijëra qytetarë të mbledhur në takimin në Pallatin e Sportit të qytetit.


“Të gjithë biem dakord. – tha Cara, - që në Durrës po ndodh vjedhja dhe grabitja më e madhe e shqiptarëve, po shkulin Portin e Durrësit, po marrin një pasuri kombëtare, por nuk mjaftohet me kaq. Babëzia shkon deri aty sa me VKM po falen dhe taksat e qytetarëve të Durrësit. 11% të investimit i takojnë, afro 231 milionë euro që duhet të jenë të qytetarëve, po dhe këto u falën e nuk mjafton, po dhe Porti i ri të bëhet sërish me lekët tona.”



bottom of page