top of page

Ilir Beqja zyrtarisht hajdut; sekuestro dhe burg!

Jo se Ilir Beqja peshon më shumë se Edi Rama, as se ka mbrojtje më të dobët se Olta Xhaçka e Frida Krifca, por se hetimi është bërë atje në thellësi, tek Titaniku i mafies që nuk e prekën kurrë kureshtarët, u bë viktima e komploteve të errëta të pa saktësive të horoskopit të Bablokut...

Ilir Beqja, nga hajdut zyre, që Babloku ende betohet se shqiptarët i shpifin, tashmë është nën hijen e rëndë të akuzës, zyrtarisht hajdut.

Si gjithë ministrat e tjerë, që SPAK-u ua zmerilon sa mundet krimet me togfjalëshin “shpërdorim detyre”, vërtetohet se kanë përfituar ca pasuri personale me tenderë, kontrata dhe shfrytëzim të burimeve publike në përputhje me obligimet e qeverisë dhe çuditërisht, pa dijeni të Qeverisë.

Ky gjeniu model rilindje, që vjen nga hiçi, magjistar i pasurive përrallore pa punuar kurrë, çdo herë e ka kaluar lumin e thellë të akuzave publike, pa u lagur fare.

Miku më i afërt i Edi Ramës, pasi i kërceu varkës së tre prokurorëve Elida Kaçkini, Edvin Kondili e Ened Nakuçi, u hodh në breg me kostum e kollare, i pa lagur fare.

Askush nuk ka saktësi të thotë sa kushtoi, një milion dollarë, më shumë, apo ishte falas mbyllja me shirit të kuq të hetimit të tre dosjeve, Check-up-it, Laboratorëve të Sterilizimit dhe Pajisjeve Kirurgjikale, që pas presionit të amerikanëve dhe publikut, u pranua se ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën.

“Varka” e SPAK-ut nuk ka çmim, sa kohë shkruhet se “asnjë nuk është mbi ligjin” dhe vilave milionëshe të prokurorëve, nuk u hapen letrat e transparencës, se do duhej të dënonin edhe vetveten. 

Para se akuzat të mbyllen në letra loje, le ta themi, pasi shumica dyshojnë se zaret hidhen me hile, se SPAK përdor dy standarde, para se të numërojmë milionat e dollarëve, le të merremi pak me varkën, që nga goditjet e medias së pavarur, ka të çara dhe rrjedh brenda jo pak ujë.

Uji mbi varkat e SPAK-ut dhe Bablokut, doli me shumicë, sapo Ilir Beqja kërceu në postin e shefit të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur edhe si State Agency for Strategic Programming and Aid Coordination, (SASPAC), normalisht për t’ju shmangur akuzës dhe sekuestrimit të pasurive përrallore.

Nga atje, Beqja u mati bërrylin amerikanëve që e kishin ndihmuar të kalonte nga stacioni në stacion, nga mëkati në mëkat.

-Kalova lumin, u dhj*fsha kalin, -lëshoi një zë të lehtë.

Edhe atyre poshtë vetes, u kishte uruar me zë të fortë, “suksese në jetë”, pasi ai kishte në xhep Bablokun dhe mund të udhëtonte pa asnjë pasojë rrugëve të korrupsionit.

Me shkopin magjik që mat thellësinë e ujërave, me shtëllungat e dollarëve që krijon hije kudo ka nxehtësi, arriti të menaxhojë çmimin e tregut të kohërave të pasigurta.

Investimi i pasigurt dhe investigimi i ngurtë, janë sot në dy anët e peshores.

Pra, jo se Beqja peshon më shumë Edi Rama, edhe pse është më i gjatë e më finok, as se ka mbrojtje më të dobët se Olta Xhaçka e Frida Krifca, por se hetimi është bërë atje në thellësi, tek Titaniku i mafies që nuk e prekën kurrë kureshtarët, u bë viktima e komploteve të errëta të pa saktësive të horoskopit të Bablokut.

Lumenjve të fshatit tonë ka edhe akullnaja.

Tabloidi tropikal i torollakëve tanë që ende paguhen nga inceneratorët që nuk punojnë, po shpërndan lajme vullkan, se Edi Rama dhe Ilir Beqja e kanë kaluar lumin e akuzave pa u lagur, por ja që horoskopi i SPAK-ut fsheh edhe mistere artistike, sa shumëkush po fërkon sytë, si ndodhi që Ilir Beqja u mbyt pasi kaloi lumin, pasi dikush i vari në gjoks akuzën hajdut!

Nga çdo kënd i ëndrrave të pikëllimit publik, del i njëjti perceptim.

Ilir Beqja zyrtarisht hajdut, detyrimisht sekuestro dhe burg.

bottom of page