Inceneratori i Tiranës, 5 pyetjet që Veliaj i shmanget
- Infrared Infrared
- Sep 3, 2023
- 1 min read

Endrit Braimllari, këshilltar i Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ka sjellë në vëmendje 5 pyetjet që i janë drejtuar Kryebashkiakut Erion Veliaj lidhur me inceneratorin e Tiranës, të cilave ai nuk iu përgjigjet.
Përmes një postimi në rrjetin social, Braimllari shkruan se edhe pse kanë kaluar më shumë se një muaj nga mbledhja e fundit e këshillit bashkiak Tiranë, Erion Veliaj, ende nuk është në gjendje t’i përgjigjet pyetjeve të këshilltarëve të Partisë së Lirisë mbi inceneratorin e Tiranës.
Braimllari sjell në kujtesë 5 pyetjet që i janë drejtuar Erion Veliajt 1 muaj më parë, ndërkohë që nuk ka kthyer asnjë përgjigje.
“📌A ka qenë parashikuar në buxhetin e kaluar si zë financimi i inceneratorit nga Bashkia Tiranë?
📌Sa ton mbetje janë depozituar çdo vit kalendarik që nga lidhja e marrëveshjes së Bashkisë së Tiranës në landfillin e Sharrës?