Gazetari Klodian Tomorri, ka dhënë detaje nga zhvillimet e fundit në lidhje me inceneratorin e Tiranës, ku me sa duket nuk po dalin pronarët në letra.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Tomorri tha se kompania zvicerane, që rezulton aksionere me 40% në QKB, ka mohuar të jetë pronare dhe rezulton se është tërhequr, ndaj është e paqartë se kush janë pronarët në letër.
“Zhvillimi i fundit është që inceneratorit të Tiranës i kanë humbur prapë pronarët. Kompania zvicerane që në QKB rezulton me 40% të aksioneve, thotë që ne nuk jemi pronarë, kemi patur një marrëveshje me kompaninë në Hollandë për të siguruar financimin, nuk e gjetëm dot financimin dhe pasi pamë se çfarë ndodhte aty, jemi tërhequr dhe nuk jemi më pronarë, nuk kemi asnjë lidhje. Ndërkohë në QKB rezulton pronar.
Ky është një lëmsh, puna e kompanive dhe aksionerëve.
Nuk dihet ku i fillon filli dhe ku i përfundon, aty ndryshohen emra pronarësh, dalin dhe thonë nuk jemi. Tani nuk e dimë kush është pronari real i inceneratorit me letra, sepse kështu e kemi ndonjë ide. Arben Ahmetaj thotë se pronar janë dy qendrat e Tiranës”, tha Tomorri.