top of page

'Inceneratori'/ SPAK kërkon 84 vite burg për 15 të pandehurit, ashpërsohet akuza ndaj Bllakos


TIRANË- Pretenca e SPAK për të akuzuar lidhur me incenaretorin e Fierit, nuk kaloi pa debate të ashpra. Gazetarja Klodiana Lala bën të ditur se pasi SPAK ashpërsoi akuzën ndaj ish-deputetit të PS, Alqi Bllakos, avokatët e këtij të fundit nuk ranë dakord, duke kundërshtuar.


'Nuk mund të bëhet rikualifikim i veprës penale në sallën e gjyqit'- kanë thënë avokatët në seancë.



Akuzat nuk u ashpërsuan vetëm për Bllakon, por edhe për Klodian Zoton dhe Arben Dervishajn. Zoto ka akuzat e korrupsionit, mashtrimit me pasoja të rënda dhe krijim të skemave mashtruese.


SPAK kërkoi për Alqi Bllakon 7 vite burg, e po ashtu ka vendosur të ashpërsojë akuzën e ngritur ndaj Alqi Bllakos, nga “korrupsion i funksionarëve publikë” në “korrupsion të zyrtarëve shtetërorë”. I ka ndryshuar masa edhe Dervishajt nga “korrupsion në sektorin privat” në “korrupsion në sektorin publik”. E së fundmi Zotos i shtohet dhe një akuzë, “krijimi i skemave të mashtrimit”.

bottom of page