top of page

Incidenti në Greqi/ MEPJ publikon emrat e personave të zhdukur


Ministria e Punëve të Jashtme ka publikuar emrat e 4 shqiptarëve nga tragjedia në Greqi, mes të cilëve dy janë konfirmuar të vdekur ndërsa dy të tjerë ‘të zhdukur’ deri në verifikimin e mostrave të ADN-së.

Në njoftim bëhet me dije se Pavlin Bozo dhe Joanis Xhollas janë dy shqiptarët të cilët dyshohet se kanë humbur jetën pas tragjedisë hekurudhore në Greqi.


Prindërit e tyre janë në pritje të përgjigjes së ADN-së për të zbuluar të vërtetën, ndërsa deri në këtë moment ata konsiderohen ‘të zhdukur’.


Sakaq gjithashtu njoftohet se pritet përgjigja e ADN-së së një tjetri shqiptar emri i të cilit nuk është bërë ende publik.


Njoftimi i plotë:

“Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bën me dije se në rradhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurodhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare:

Ifigjenia Micka

Pavlin Bozo

Joanis Xhollas

Klaudia Lato.

Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke.

MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.”

bottom of page