Shqipëria, sipas Indeksit Global të Urisë, gjendet në një nivel të ulët së të qenit vulnerabël ndaj urisë, larg shteteve në rrezik dhe duke shënuar ritme rënie ndër vite. Megjithatë, jemi ende larg nivelit 0 të urisë, sipas Objektivave të 2030 për tu arritur.
Të moshuarit dhe anëtarët e grupeve minoritare janë veçanërisht të prekur. Por raporti sjell e njëherë në vëmendje kequshqyerjen e fëmijëve, përqindja e të cilës nga 2014-2022 nuk ka pasur përmirësim
.
Indeksi, që vendos në lupë ekzaminimi 120 shtete, bazohet në 4 tregues:
% e popullsisë që janë të paushqyer
% e fëmijëve nën 5 vjeç që mbi-ushqehen
% e fëmijëve nën 5 vjeç që nën-ushqehen
% e vdekshmërisë e fëmijëve nën 5 vjeç
Ky studim realizohet nga Instituti i Kërkimeve të Politikave Të Ushqimit. Ai tregon se Jemeni është më e rrezikuara për urinë, e ndjekur nga Çadi dhe Zambia.
15 vitet e fundit, bota ka bërë progres të vazhdueshëm në kuadër të luftës ndaj urisë, por çdo vit 3 mln fëmijë ende vdesin për shkak të kequshqyerjes. Një ndër 17 objektivat botërorë, është që të arrijë zero uri në vitin 2030, pjesë e fushatës së njohur Objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm, për të ulur varfërinë, për të luftuar pabarazinë dhe drejtësinë etj.