top of page

Inskenoi vrasjen e gruas për 30 mijë euro, Gjykata e Prishtinës lë në burg Naim Murselin dhe dy…

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën me një muaj paraburgim ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë, për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ky vendim është marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake Sulltane Hoti, pas kërkesës së Prokurorisë të shqyrtuar nga Prokurorja Besa Luma.

Seanca dëgjimore është mbajtur sot (3 Dhjetor) në departmentin e krimeve të rënda të ksaj gjykate.

Naim Murseli akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Granit Pllava për “Vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Kushtrim Kokalla për “marrëveshje për të kryer vrasje të rëndë”.

Të treve u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.Kujtojmë se mbrëmjen e 29 nëntorit, Liridona Murseli bashkëshortja 33-vjeçare e Naim Murselit, ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit mbeti e vrarë pas asaj që fillimisht u hetua si një grabitje. Kjo pasi kështu rrëfeu atë mbrëmje, Naim Murselit para policisë, i cili ishte me bashkëshorten në makinë.

Ai u tha hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në veturë, kur papritmas u zunë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i plaçkitën. Murseli u shpreh se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar sendet me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat.

Më tej Murseli ka deklaruar se ka mundur t’i largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri. Dëshmia e tij ka nxitur dyshime të forta se dhe ai mund të ketë qenë i përfshirë në vrasjen e bashkëshortes.

Pas arrestimit të bashkëshortit të viktimës, Naim Murseli dhe vrasësit të Liridonës, Granit Plava dhe zbërthimit të tyre para grupit hetimor, duket se është bërë i mundur edhe arrestimi i nipit të Murselit. Të njëjtit dyshohet të kenë bashkëpunuar për vrasjen e së ndjerës.

Vlen të theksohet se pak minuta pas arrestimit, bashkëshorti i Liridonës ka pranuar se ka porosit vrasjen e bashkëshortes te Granit Plava për një shumë prej 30 mijë eurosh. Nga të cilat 15 mijë, Naimi ja kishte dorëzuar vrasësit, ndërsa pjesën tjetër i kishte premtuar t’ia jepte më vonë.

bottom of page