Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha denoncoi sot aferën e inceneratorëve, ndërsa theksoi se Integrated Energy ka përfituar 244 pagesa prej 16 institucioneve shtetërore, qendrore dhe lokale, nga data 4 Prill 2018 deri në 23 Gusht 2023, në vlerën totale prej 65.9 miliard Lekësh.
Genta Vangjeli, Zëdhënëse për Antikorrupsionin në PD, tha se këto pagesa janë bërë për depozitim mbetjesh, një shërbim që ndërkohë u takon bashkive përkatëse.
Sipas saj, pagatorët e Klodian Zotos janë:
Bashkia Vore – 11 transaksione
Bashkia Kavaja – 22 transaksione