top of page

Ironizon avokati i Belerit: Këta presin që ai të vdesë në burg, ose…

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 11 dhjetor seancën për kryebashkiakun e zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri i cili për të disatën herë rradhazi ka kërkuar lejen e posaçme që të betohet para këshillit bashkiak për të marrë detyrën.

Në seancë ka folur edhe vetë Beleri i cili e ka konsideruar procesin gjyqësor ndaj tij si ‘diskriminim politik’.

Anëtarësimi në BE! Shqipëria merr letrën e presidencës spanjolle! Greqia tërhiqet nga kushti për çështjen e Fredi Belerit

“Kam 7 muaj që nuk më jepet e drejta, që më kanë dhënë qytetarët e Himares. Është diskriminim politik, ka vendime politike. Kryeministri pozicionohet e mban qëndrim para çdo seance. Humbësi i zgjedhjeve komandon bashkinë e Himarës, kjo nuk është parë në asnjë vend të botës. Humbësi të komandojë bashkinë.”, është shprehur Beleri.

Sipas prokurorëve të SPAK, nuk ka dispozitë ligjore për leje të veçanta përveç sëmundjeve të rënda që verifikohen me raport mjekësor, ose në rast tjetër, martesë, vdekje apo provim.

Ndërkohë, përfaqësuesit e drejtorisë së burgjeve kanë argumentuar se një kërkesë e tillë duhet të rrëzohet sepse nuk bazohet në ligj. Ndërsa avokatët e Belerit shprehen se kjo e drejtë Belerit i është garantuar nga Kushtetuta.

“Ata presin që o të vdesë Beleri o të vdesin ata, nuk e di. Betimi nuk mund të bëhet si tek Lana, siç i kanë bërë të tjerët”- u shpreh  avokati i Belerit, Edmond Demo.

E pranishme në seancë ka qenë edhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Katerina Kamitisi.

bottom of page