Arbeni, babai i nuses nga Librazhdi që u kap ‘mat’ nga vjehrra me të dashurin, rrëfeu në emisionin Real People se si e kishte gjetur vajzën e vet pothuajse të zhveshur, e rrethuar nga mbi 10 burra me drurë e celularë që filmonin.
Sipas tij, ngjarja është një inskenim i pastër pasi ka shumë pikëpyetje të cilave nuk ka arritur t’u japë dot asnjë shpjegim.
‘Më thirrën në mes të natës që të vija. Në dhomë gjej vajzën pothuajse të zhveshur, e rrethuar nga mbi 10 burra me drurë, bastunë e celularë që filmonin.
Këta ishin të gjithë, atë djalin tjetër e kishin rrethuar e mbronin se mos e vrisja unë. Unë doja vetëm që të pyesja ç’lidhje kishte me vajzën, pala tjetër nuk më linte.