top of page

Italia me masa drastike, ç’do bëjë me të burgosurit shqiptarë?


Kriza që po prek burgjet italiane meriton të trajtohet sa më shpejt për të shmangur kolapsin. Qeveria është e vendosur të ndërhyjë me shpejtësi përmes një projekti.

Në orët e fundit Andrea Delmastro ka vënë në dukje se mbipopullimi mund të zgjidhet duke u marrë problemin e varësisë nga droga. Jo vetëm kaq: ekziston një opsion në shqyrtim për të vepruar për riatdhesimin e të burgosurve të huaj.

Plani i qeverisë për burgjet

Nënsekretari për Drejtësinë, duke folur me gazetarët në përfundim të vizitës së tij në burgun gjenovez të Marasit tha se është e mundur të nënshkruhet një marrëveshje me Rumaninë dhe me Shqipërinë.

“Ne do të nxjerrim një qarkore që të gjithë të burgosurit shqiptarë dhe rumunë të transferohen në burgjet e vendeve të origjinës pa pëlqim paraprak,”- tha ai, raporton Il Giornale.


Më tej, Delmastro, duke iu referuar pranisë së 15 mijë të burgosurve të huaj në burgjet italiane që kushtojnë 137 euro në ditë, mbajti një qëndrim shumë të qartë: Në çdo rast, ata kanë thyer paktin e shtetësisë dhe nuk duhet të rëndojnë më në xhepat e tatimpaguesve italianë.

Hipoteza për të varurit nga droga

Duke u ndalur te të dënuarit për shkak të varësisë së drogës, nënsekretari tha se zgjidhja e çështjes së mbipopullimit mund të konsistojë edhe në zhvendosjen e të burgosurve të varur nga droga në ambiente private të dedikuara për ta.

Kjo duke qenë se burgjet italiane kanë rreth 30% të të burgosurve të lidhur me krimet e drogës. Propozimi i Delmastro-s lind nga urgjenca për të ndryshuar këndvështrimin dhe bazohet në një parim që duhet kuptuar: prioriteti absolut është detoksifikimi.

bottom of page