top of page

Iu gjetën 39 mijë euro, kush është 33 vjeçari i shpallur në kërkim


Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me sekuestrimin e 39 mijë eurove të sekuestruara në banesën e Rodrigo Shemsho, të shpallur në kërkim si person i përfshirë në një grup kriminal.

Rodrigo Shemsho alias Juxhin Orhan, është një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2021 ai ka qenë i arrestuar si person i dyshuar për tentativë vrasje pas një konflikti të çastit ndaj shtetasit me iniciale B.A. 38 vjeç.


Ndërkohë këtë të shtunë në kuadër të operacionit të organizuar nga Forcat e Posaçme Operacionale dhe disa grupe të FNSh-së me qëllim kapjen e shtetasve me rekorde të theksuara penale dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni në banesën e 33 vjeçarit janë gjetur e sekuestruar  1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, municion luftarak dhe shumën 39 000 euro.

bottom of page