top of page

Iu sulmua dyqani me armë në Kurbin, pronari: Ke frikë të jetosh në shtëpinë tënde!


TIRANË- Ferhat Tugaj, pronari i biznesit që u sulmua me armë zjarri në Gjurmë të Kurbinit ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes nga policia. Në një prononcim për mediat, ai dëgjohet të thotë se policia nuk ka marrë as pamjet filmike të kamerave të sigurisë. Ai thotë se është drejtuar për në Drejtorinë e Lezhës, por as atje nuk e kanë pritur. Sipas Tugajt, plani është që të shkojë në drejtorinë e Policisë Tiranë për ta ndjekur ngjarjen. Sipas pronarit të dyqanit me fustane mbrëmjeje, në Shqiipëri nuk ka siguri, pasi edhe pse paguan taksat në mënyrë të rregullt, mund të biesh pre e një atentati dhe të mos zbardhet ngjarja, pasi shteti nuk 'ekziston'. 

“Rreth orës 23:00, 23:20 të darkës, unë kam shkuar te dhoma ime. Mami doli dhe iku se i kemi shtëpitë ngjitur këtu, as u bënë 10 minuta kur u dëgjua breshëria e automatikut. Unë me mend se janë fishekzjarre se bëhet ndonjëherë ndonjë ditëlindje. E pashë që ishte më e fortë dhe normalisht u dëgjua shumë si zhurmë, u frikësova me thënë të drejtën. Nuk e di se si është puna, ku është puna, por me thënë të drejtën jam i tronditur. E kuptova se është thjesht një tip atentati ose ndonjë diçka për të frikësuar se normalisht një që ka diçka me mua personale vjen më kap mua, s’ka nevojë të vijë të futi plumba biznesit. U çova, erdhi dhe mami, pastaj normalisht mora policinë. Konflikte s’kam pasur kurrë në jetën time. Më bën përshtypje shumë reagimi i vonshëm shumë. Ngjarja ka ndodhur që parmbrëmë. Ata s’kanë ardhur të marrin kamerat e shtëpisë time, imagjino, prej këtu deri në Laç ke 30 biznese. Të gjithë kanë kamera. U mërzita dje, shkova te Drejtoria e Lezhës për të bërë një ankimim më tepër. Tani e kam në plan të shkoj në Tiranë, të bëj ankimim dhe atje. Atje nuk më pritën në Lezhë, kërkova drejtorin, drejtori kishte punë se ishte në një ngjarje tjetër. Unë mendoj se në Shqipëri nuk ka shtet, sepse besoj unë, ka funksionuar e do funksionojë gjithmonë miku, kush ka lekë e të bëjë diçka më plus, kush s’ka lekë ngelet në vend. Të kesh frikë të jetosh në shtëpinë tënde, në hallet e tua, në shtëpinë tënde. Dyshimet e mia me thënë të drejtën nuk kam asnjë. Asnjë dyshim tek kurrkush. Dua drejtësi, vetëm drejtësi, kushdo që të jetë autori të shkojë te vendi ku i takon. Të paktën të rrish i qetë në punën tënde. Taksat i paguaj, kur vjen puna s’ke asnjë lloj sigurie.  Më ka ndodh një rast tjetër, kam pasur një punë makinash, se unë makina me qira jap këtu, më ka ndodhur jnë konflikt i vogël, kam shkuar në polici, kam bërë denoncim, veç deklaratë, marrin deklaratë aty edhe mbrapa ku jemi parë. Më shumë dëme materiale ka, rreth 7-8 mijë Euro jo më shumë. Më ka dëmtuar më shumë pjesa e ngjarjes që ka ndodhur se sa dëmtimi. Kur hapa kamerat për të parë ngjarjen, shifet shumë qartë makina që vjen këtu, ndalohet para oborrit aty edhe fiks 4-5 sekonda vetëm stakohen kamerat edhe mbrapa dëgjohet breshëria, domethënë nuk e ka kapur fare,"-thotë pronari Ferhat Tugaj.


Ngjarja u raportua një ditë më parë dhe policia reagoi vetëm pamjet pamjet dolën në media. Tuga, kohët e fundit ishte divorcuar nga bashkëshortja dhe policia po heton konfliktet e mundshme që ka pasur 36-vjeçari. Policia, në njoftimin zyrtar, bëri me dije se e ka identifikuar autorin dhe është vënë në kërkim të tij. Ngjarja u mbyll vetëm me dëme materiale.


bottom of page