top of page

Ja çfarë i tha nëna e 4 fëmijëve djalit të madh para se vetëvritej


Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në qytetin e Durrësit, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës duke pirë fotoksinë.


Në fshatin Vardallë të Sukthit për të mësuar më shumë mbi atë që fshihet pas vetëvrasjes së nënës së 4 fëmijëve pas denigrimit në rrjetet sociale ku në emër të saj ishte hapur profil fals, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme.


Bashkëshorti i 41 vjeçares jetonte me punë sezonale në Greqi ndërsa i biri, 21 vjeç jetonte në emigrim në Itali dhe ishin kthyer në shtëpi për festat e fundvitit, pasi e ndjera kishte kërkuar me ngulm që ata të mblidheshin për vit të ri dhe ta kalonin së bashku.


Gjatë gjithë periudhës nga denoncimi deri në ngjarjen e pak ditëve më parë, 41 vjeçarja i kishte thënë herë pas here të birit se do të kryente vetëvrasjen, “sepse jam nuse në familjen … dhe për nder rroj”.


Familjarët kanë treguar se ka qenë kushërira, vajza e tezes që i ka marrë foton dhe shpërndarë me shkrime denigruese në rrjetet sociale.


Ata thonë se këtë veprim kushërira e kishte të përsëritur pasi e kishte bërë dhe me familje të tjera. Madje ata e kanë dhënë këtë dëshmi edhe për policinë.


Comments


bottom of page