top of page

Ja 30-vjeçari i arrestuar në Gjermani, lidhja e tij me Lefter Kokën


Infrared.al ka siguruar foton e Silvester Drizës, 30-vjeçarit që u arrestua nga autoritetet gjermane pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për hetimet në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Driza u arrestua në Gjermani, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.



Ky shtetas dyshohet se në vitin 2017 ka themeluar një shoqëri fiktive me fushë veprimtarie trajtimin e integruar të inerteve dhe ka lëshuar fatura me çmime të larta, deri në fund të vitit 2018, kur i është miratuar leja ligjore për të kryer ketë veprimtari.


Disa muaj më parë, emri i Drizës është denoncuar edhe nga Monika Kryemadhi, e cila tha se i riu Silvester Driza ishte mik i djalit të Lefter Kokës.

bottom of page