top of page

Ja emrat e 12 personave të arrestuar, kush u shpall në kërkim


Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Elbasanit kanë zbardhur detaje nga operacioni i dy ditëve të fundit, pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë Artan Tafani. Prokuroria ka lëshuar 16 urdhër-arreste pas dëshmive të Tafanit.

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku renditi disa nga krimet që tashmë janë zbardhuar, në periudhat e ndodhura në 2021-2023.


“Janë zbardhur 6 vrasje, 3 raste të vjedhjes me dhunë, kanosjes së punonjësit të policisë si edhe zbardhjen e dy vrasjeve të kryera në tentativë. Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 15 urdhra ndalimi, janë ekzekutuar 12 ndërsa 3 shtetas janë shpallur në kërkim.

Artan Tafani, dyshohet se ka kryer disa ngjarje kriminale, vrasje nga viti 2021-2023. Prokuroria e Elbasanit ka nisur 15 urdhra ndalimi, janë ekzekutuar 12 ndërsa 3 shtetas janë shpallur në kërkim. Laert Haxhiu, organizator dhe porositës i dy vrasjeve në Athinë.”


Të arrestuar

-Artan Tafani

-Erisiana Abedini

-Lulzim Spahia

-Ligor Romaçka

-Bujar Abedini

-Bledar Berberi

-Mariglen Topuzi

-Enriko Xhahysa

-Klea Xhafo

-Idriz Manaj

-Fatjon Veliu

-Leart Haxhiu

 

Në kërkim:

Lorenc Lala

Firdeus Berberi

Kristi Bizheku

bottom of page