Ja momenti kur pështyhet prefekti Vangjel Tavo nga banori i Himarës
- Editor 1
- Mar 29, 2024
- 1 min read

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të komanduar ka nisur me tensione.
Me thirrje në gjuhën greke, banorët përzunë nga mbledhja prefektin e Vlorës Vangjel Tavo, ndërsa njëri prej tyre e pështyu në fytyrë.
Një nga banorët, i revoltuar ka pështyrë në fytyrë prefektin, i cili ruajti qetësinë.
Këshilli Bashkiak i Himarës do të vendosë sot me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Pervin Gjikuria apo Blerina Bala do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.
Comments