top of page

Ja si është katandisur makina e aksidentit ku humbën jetën 8 persona


Ky është momenti kur makina tip Mercedes Benz ku humbën jetën 8 persona, nxirret nga lumi. Një ditë pas aksidentit të rëndë që ndodhi dje në Këlcyrë, ku humbën jetën 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta dhe një i ri nga Shkodra, dy persona janë vënë në pranga.

Mësohet se tre prej viktimave janë identifikuar si shtetas pakistanezë, ndërsa po punohet për identifikimin dhe të 4 emigrantëve të tjerë.

Kujtojmë se të gjithë personat që ishin në makinë ishin meshkuj, ndërsa mjeti drejtohej nga Edison Bregaj. Makina humbi kontrollin pasi ishte në ndjekje nga policia, ndërsa ‘Benz’-i përfundoi në shtratin e lumit Vjosë.


bottom of page