top of page

Ja si u katandis pika e “voçkël” e Kumbaros në Gjirin e Manastirit


Gjiri i Manastirit, një nga gjiret më të bukur të Ksamilit, prej dy vitesh qëndron i bllokuar për shkak të punimeve që po bëhen, për ndërtimin e një fshati turistik.


Ndërsa, nga viti 2025 kur pritet të mbarojnë edhe punimet, ai do të jetë nga toka i aksesueshëm vetëm për rezidentët.

Qeveria shqiptare ka dhënë një leje për ndërtimin e një resorti që do të marrë edhe plazhin, ndërkohë që gjatë një debati në Parlament, për ndërhyrje në parkun e Butrintit, ministrja Mirela Kumbaro e cilësoi si një “pikë të voçkël” në hartë.


Projekti kushton 28 milion euro dhe po ndërtohet nga kompanitë Albstar dhe Andi shpk. Në lidhje me këtë të fundit, demokratët kanë akuzuar Damian Gjiknurin se e kishte familjarin e tij dhe kishte ndikuar në miratimin e këtij projekti.

bottom of page