top of page

“Jam shteti”, kapet 52-vjeçari që zhvati bizneset në Tiranë/ Emri

Shpëtim Hida  52 vjeç është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se mashtronte dhe u merrte shuma të mëdha parash biznesmenëve.

Në kuadër të operacionit të koduar “Arkitekti”,është bërë i  mundur ndalimi i Shpëtim Hidës 52 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke i marrë me anë të mashtrimit, 70 000 euro, një biznesmeni.

“52-vjeçari përdorte rrjetet sociale për t’iu kërkuar shuma të mëdha parash biznesmenëve, pasi iu prezantohej atyre si zyrtar i lartë i një institucioni shtetëror.

Sekuestrohen 70 000 euro, një automjet dhe një aparat celular.

Gjatë operacionit policor të koduar “Arkitekti”, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin Sh. H 52 vjeç, banues në Tiranë, gjatë kohës që po i merrte shumën 70 000 euro, një shtetasi (biznesmen), të cilin e kishte mashtruar në komunikimet në rrjetet sociale, duke iu prezatuar si zyrtar i lartë i një institucioni shtetëror. Shuma 70 000 euro u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet dhe një aparat celular.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 52-vjeçari ka mashtruar edhe shtetas të tjerë, në komunikimet në rrjetet sociale, duke i kërkuar para atyre, pasi iu prezantohej si zyrtar i lartë i një institucioni shtetëror.”, njofton policia. 

 

bottom of page