Janë afruar shumë, Luizi flet për banoren e re: Më parë i kam thënë Jorit të dua se Kiarës
- Infrared Infrared
- Mar 6, 2023
- 1 min read

Jori dhe Luizi janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrit direkt pas hyrjes së modeles në shtëpi. Madje fansat e Luizit mendojnë se ata mund të shkojnë si çift.
Por teksa po bisedonte jashtë në oborr, ajo tha se Luizin e sheh si vëlla të madh dhe Luizi gjithashtu sqaroi raportin me të dhe arsyen pse e mban afër.
Jori: Luizin e kam vëlla të madh.
Luizi: Ma shpejt i kam thënë Jorit ‘ti amo’ (të dua) se Kiarës, imagjino. Unë nuk i kam dhënë kujt cigare në këtë shtëpi, kësaj i thashë ‘hap gojën ça do’.
Jori: Sa hyra unë, super, super mirëpritje, më i miri ka qenë. Më dha edhe rroba, më dha edhe gardërobë
Antoneta: Pse është çështja? Ti nuk ia bëre pyetje, ose vetes ose atij?
Luizi: Ja thashë. Tre banorë kanë ardhur këtu që nga fillimi deri tani, që kur i kam parë kam thënë ‘këta kanë ardhur me e shiju dhe mua s’do më kenë për asnjë pengesë’. Kejvina, Jori dhe Jona që iku.
Comments