top of page

Janë identifikuar autorët? Tonin Vocaj për atentatin në lokalin në Don Bosko: Kemi informacione se…


Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka bërë me dije se ka informacione për persona konkretë të përfshirë në atentatin e lokalit të Fatjon Muratit në Don Bosko, ku mbeti e vdekur banakierja 58-vjeçare Mimoza Paja dhe u plagosën gjashtë të tjerë.


“Është një hetim që do të marrë kohen e nevojshme. Ka informacione për persona konkrete të përfshirë në këtë ngjarje. Nuk mund të japim detaje në këto momente, por nëse do të kemi informacion do ua përcjellim”, tha Vocaj.


Kujtojmë se atentati mafioz ndodhi më 12 mars në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit.  Dy persona qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të lokalit ku si pasojë mbeti e vdekur banakierja e lokalit 58 vjeçarja Mimoza Paja si dhe u plagosën 6 persona të tjerë mes tyre edhe mbesa e viktimës.

bottom of page