top of page

Java nis me rritje temperaturash, orët me diell mbizotërojnë në gjithë vendin


Për javën që sapo ka nisur vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore me origjinë perëndimore, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.


E veçanta e kësaj jave do të jetë rritja e temperaturave në vlerat e mesditës; vlera të cila do ti ngjasojnë shumë atyre të pranverës.

Në këtë mënyrë për të gjitha ditët e javës moti parashikohet kryesisht me diell por nuk do të mungojnë alternimet e herëpashershme të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura por kalimtare.



bottom of page